Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar në Polici se djali i tij 14 vjeçar është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali i tij i moshës 14 vjeçare është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, thuhet në raport.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë.
Ndryshe, rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Enigma/.