51 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.
Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenynë e Pestë të New Yorkut me atë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe. Më tepër se 10 milionë nxënësve të shkollave amerikane iu dhanë orë të veçanta mësimi ku theksohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisit; edhe Kongresi Amerikan i pezulloi punimet në mënyrë që anëtarët e tij të mund të merrnin pjesë në veprimtaritë e organizuara në shtetet përkatëse me rastin e Ditës së Tokës. Që nga viti 1970, kur filloi për herë të parë të festohet Dita e Tokës, ajo vazhdon të festohet çdo vit në vende të ndryshme të botës me aktivitete të ndryshme.
Edhe në Kosovë sot organizohen një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë ditë. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Marrin pjesë ministrat Nagavci e Çeku. Let’s Do It Kosova në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, organizon aksion pastrimi për nder të 22 prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Green Art Center (GAC) dhe Shkolla e Gjelbër, organizojnë aktivitet. OJQ “Projekti 5 cent”, për “Ditën e Tokës” bën mbjellja e 51 fidanëve në oborrin e ShFMU “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Mbjellja e fidanëve do të bëhet nga 51 pjesëtarët e FSK-së në ShFM “Ibrahim Rugova” në Kastriot, ku do të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së Rrahman Rama etj.