Drita fiton minimalisht në shtëpi ndaj Drenicës

Drita fiton minimalisht në shtëpi ndaj Drenicës

Drita e ka mposhtur me rezultat 1-0 Drenicën në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra vendase e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Vucajt qysh në minutën e 23-të, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Drenica më pas filloi të këndellej dhe rrezikoi me anë të Ukës, mirëpo goditja e tij po ashtu shkoi mbi portë.

Në 45 minutat e dytë, Drita ishte edhe më kërkuese, por u mungoi konkretizimi.

Fazliu, Limani dhe Namani kishin mundësit të arta, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin ato.

Kur po kalonin minutat e fundit të sfidës, skuadra vendase ia doli të tundte rrjetën e Drenicës me anë të Simonovskit në minutën e 89-të

Pas javës së 14-të, Drita është në vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Gjilani, gjersa Drenica është në të katërtin me 20 sosh. /Gazeta Enigma/

Related Articles