Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.740 testime, janë regjistruar 405 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 539 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 185.317.

Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 196.393 raste pozitive, 185.317 të shëruar dhe 3.040 të vdekur.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 8.036. /Gazeta Enigma.

Related Articles