“Është një ditë e trishtuar për shoqërinë tonë”

“Është një ditë e trishtuar për shoqërinë tonë”

Të dielen, Unë e du Gjakovën”, një platformë që është adresë e raportimit për qytetarët në Gjakovë, ka publikuar rrëfimin e një qytetari për diskriminimin racor të pjesëtarëve të komuniteteve në një restorant në Gjakovë.

Sipas rrëfimit të një qytetari që ka denoncuar ngjarjen, pjesëtarët e komunitetit janë përzënë nga lokali pasi kanë hyrë brenda tij.

“Sapo u ulen disa djemë të komunitetit kamarjeri ju tha nxont është edhe dolën jashtë”, raporton qytetari.

“Ndërkohë njoni prej tyre tentojke me hy brenda, dul shefi dhe kërcënoi. U tha s’bën me hy brenda”, tha qytetari, dëshmitar i ngjarjes.

Në lidhje me këtë çështje ka reagur edhe Isak Skenderi, drejtor i organizates Voice of Roma, Ashkali and egyptians, i cili është shprehur i shqetësuar me diskriminimin që po i bëhet këtyre komuniteteve nga shoqëria në Kosovë.

” Jo për shkak të diskriminimit racor! Kjo është pjesë e jetës sonë çdoditë! Dallimi është se në shumicën e rasteve ishte në heshtje dhe ndonjehere, si tani, bëhet virale! Megjithatë, për çdo herë kemi ngritur domosdoshmërinë e masave institucionale për ta adresuar atë. Dita është e trishtueshme sepse për herë të parë pas shumë kohësh një anëtarë i shoqërisë sonë bëhet subjekt i linçimit për shkak të ngjyrës së tij”. ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Edhe ministri Elbert Krasniqi reagoi duke bërë thirrje që të bojktohen lokalet e gastronomisë që refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve.

Ai ka thënë se qyteti i Gjakovës është shembull i për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të ndodhin.

“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!”, ka thënë ai./Gazeta “Enigma”/

Related Articles