Bedri Hamza kritika Qeverisë: Mungesa e ‘Planit Qeverisës’ nuk arsyetohet në asnjë mënyrë

Bedri Hamza kritika Qeverisë: Mungesa e ‘Planit Qeverisës’ nuk arsyetohet në asnjë mënyrë

Deputeti i PDK-së Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria do duhej të fillonte që ditën e parë të punës me Plan Qeverisës. Tutje Hamza ka theksuar se mungesa e Planit Qeverisës nuk e arsyeton në asnjë mënyrë.

E mira kishte qenë që Qeveria me e fillu qysh ditën e parë të punës me Plan të punës. Prej përfundimit të procesit  zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve preliminare, deri në momentin e konstituimit të institucioneve, është pa dhe është ditë cila parti ka me qeverisë, ka thënë Hamza.

“Kanë qenë në opozitë gjatë dhe është dasht që ditën e  parë të punës me e nis me Plan Qeverisës. Kjo nuk arsyetohet në asnjë mënyrë, qeverisja pa një plan nuk është diçka e dobishme dhe nuk është në dobi të proceseve pozitive për vendin”, shtoi ai.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë për mungesën e Planit të Punës. Ai ka potencuar se mungesa e Planit të Qeverisjes po tregon se kjo Qeveri nuk ka as guxim as përgatitjen për të bërë ndryshime pozitive në vend.

“Kështu si e kanë nis, ashtu kanë me bitis. Kjo tregon që kjo Qeveri nuk e ka as guximin, as përgatitijen, as vullnetin për të sjellë ndryshime pozitive. Kjo është shenjë e dembelisë dhe joprofesionalizmit të një partie që ëer 16 vite është mesu vetëm të kritikojë të tjerët dhe qe sapo gjendet ne pozita vendimmarrëse jep shenja paniku e moskompetence” tha Salihu për “Gazeta Blic”.

Kritika në drejtim të Qeverisë për mungesën e Planit Qeverisës ka hedhur edhe Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Related Articles