Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një mësuesi në një shkollë fillore në Komunën e Vitisë, i cili kishte keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e një 13-vjeçare, raporton Enigma.
Sipas aktakuzës, i pandehuri H.R, më 01 Nëntor 2021, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe.
Sipas Prokurorisë, ai fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige.
“Me këto veprime, i pandehuri H.R., ka kryer veprën e sipërshënuar penale”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit H.R., për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri H.R, më 01 Nëntor 2021, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe, në atë mënyrë që fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige.
Me këto veprime, i pandehuri H.R., ka kryer veprën e sipërshënuar penale.