Sekuestrohet marihuanë në Prishtinë, arrestohet një person

Sekuestrohet marihuanë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, të cilit i janë gjetur tetë qese me mariuhanë me peshë totale 6.9 gram, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Sipas Policisë, me urdhëresë të gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 26 gram dhe një peshore digjitale. 

 I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Gazeta Enigma.

Related Articles