Gjykata e Lartë në Itali ka dhënë vendimin final për Fabrizio Miccoli, i cili akuzohej për zhvatje mafioze.
Ish-futbollisti i Juventusit, i cili për pak kohë erdhi edhe në Shqipëri si zëvendëstrajner te Dinamo, është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg.
Dënimi është i qartë dhe Miccoli duhet të vuajë në qeli dënimin, pa pasur mundësinë e një dënimi alternativ.
Ngjarja për të cilin Miccoli dënohet ka ndodhur më shumë se 10 vite më parë, kur ish-futbollisti me ndihmën e një mafiozi u mundua të rikuperonte shumën e 12 mijë eurove që një biznesmen ia kishte borxh një mikut të tij.