Derbi lokal i dy skuadrave gjilanase, Gjilani e Drita, si ansjëherë më parë, i gjenë dy skuadrat në krye të tabelës, të mobilizuara maksimalisht për të demostruar spektakël në Stadiumin e Qytetit në gjilan, ku pritet pjesëmarrje masive e aderuesve të futbollit nga mbarë Kosova e më gjërë, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshjet e javës 15-të të parapara të zhvillohen të mërkurën, të shtyra nga FFK-së për shkak të shpalljes ditë zie nga presidentja e vendit në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari, do të zhvillohen të enjten në terminin e përhershëm në ora 13:00.
Padyshim se ndeshja kryesore e javës dhe mbase ndeshja kryesore e tërë edicionit zhvillohet në Gjilan ku takohen rivalët lokal Gjilani – Drita, në derbin e shumëpritur nga aderues të shumtë, të dytin me radhë këtë edicionin 2021/2022.
Mësohet se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen sa më të mirë të takimi, i cili si rrallë here, i gjenë dy rivalët në vet kreun e tabelës, për ta bërë akoma më joshës e më interesant derbin për opinionin mbarë futbolldashës.
Sot zhvillohen edhe dy takime tjera të shtyra, në kuadër të javës 15-të të BKT Superligës. Ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Skënderaj, ku skuadra vendëse Drenica, ndonëse me problem të theksuara ditëve të fundit, synon të rikthej pikërisht kundër Llapit vazhdimsinë pozitive që kishte javëve të mëparshme, ndërsa në Therandë – Ballkani vendës pret Malishevën, takim ky që është tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat. /Gazeta Enigma/.
BKT Superliga – java e 15-të
Gjilani – Drita
Drenica – Llapi
Ballkani – Malisheva