I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe është shprehur i tronditur nga krimi i rëndë që ndodhi të premten në Gllogjan.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe ka thënë se autoritetet po punojmë që autorët t’i sjellin shpejt para drejtësisë.
“I tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për të sjellë autorët shpejt para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Giacobbe. /Gazeta Enigma/.
Shocked by the violent attack on students in Gllogjan/Glođane. Authorities are working to bring the perpetrator(s) to justice quickly. Deepest condolences to the victims’ families & wishing the injured a speedy recovery.— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 27, 2021