Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënës se aktualisht policia është duke bërë ekzaminimet në vendin e ngjarjes ku ndodhi sulmi makabër në Gllogjan, përfshirë edhe rrethinat ose edhe pjesët anësore të vendit të ngjarjes.
“Fatkeqësisht kemi pas një mot të keq që na ka pengu dhe na ka pamundësu që disa mjete që na ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve është dashtë që pastrimi të fillojë pak me vonesë. Të gjitha njësitë janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, informacionet janë nga më të ndryshmet.
“Aktalisht kemi informacione nga më të ndryshimet jemi duke u përballë me shumë informacione rreth rastit dhe kemi sjellë njësi shtesë dhe kemi sjellë ekspertë të ndryshëm që t’i trajtojnë këto informacione dhe të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë ai.
“Janë dy ose tri pista të ndryshme, jemi duke i përpunuar informacionet nga njerëzit që kanë lidhje rrrethanore ose lidhje të drejtpërdrejtë për rastin”, është shprehur drejtori Mehmeti.
“Potencialisht mund të jetë një ose mund të ketë më shumë persona, për shkak se informacionet janë të ndryshme”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/