Një i ri ka vdekur të shtunen në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” , zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:00 një person ka rëndë nga një lartësi në kilometrin e shtatë nga Rugova duke u kthyer në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës”, kanë thënë nga Policia e Pejës për Reporteri.net.
Më tej Policia ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë i shoqëruar nga shokë të tij. /Gazeta “Enigma“/