Qeveria skoceze ka bërët të ditur se janë identifikuar gjashtë raste pozitive me variantin më të ri të COVID, Omicron.
Gjurmimi i kontakteve, siç shkruan BBC, po bëhet për të përcaktuar origjinën e virusit dhe për të gjetur çdo person tjetër me të cilët gjashtë personat që rezultuan pozitivë kanë pasur kontakt javët e fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti i ri i COVID-19, Omicron, fillimisht është identifikuar në Afrikën e Jugut, ku zyrtarë nga ky shtet thanë se 90 për qind e rasteve të reja janë me variantin Omicron, që ka numër të madh të mutacioneve.
“Pacientët kryesisht ankohen për dhimbje trupi dhe lodhje dhe këto simptoma ne i kemi hasur te pacientët e rinj, jo te personat më në moshë”, ka deklaruar për BBC, Angelique Coetzee nga Shoqata e Mjekëve të Afrikës së Jugut