Shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë, dyshohet për eksploziv

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në Fushë Kosovë.



Gazeta “Enigma” mëson se është dëgjuar një detonim në një lokal.

Burime bëjnë të ditur se dyshohet për eksploziv, ndërkaq nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë” Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse. Zyra për informim në DrejtorinëRajonale Prishtinë”, thonë burimet e Gazetës.

Related Articles