Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona kanë hasur në mjete të pashpërthyere në fshatin Zylfaj të Gjakovës, raporton Gazeta Enigma.
Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurtë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në pyll të fshatit kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara (minë E-3) në mënyrë të sigurtë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.