Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek i njëjti janë gjetur një sasi me substancë narkotike 9.6 gram marihuanë dhe një thikë 6cm, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur të dielen në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit trupor i janë gjetur një sasi me substancë narkotike 9.6gram Marihuanë dhe një thikë 6cm.” thuhet ne raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma/.