Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur deklarimeve të analistit, Imer Mushkolaj, i cili ‘e këshilloi’ që të mos flas për çështjen e rastit të ndodhur në Gllogjan, raporton Gazeta “Enigma”.
Mushkolaj komentin e tij e bëri duke rikujtuar se si ishin vjedhur 2 milion euro nga arka e shtetit në kohën kur Bajrami ishte në krye të thesarit shtetëror.
Me këtë rast, pak minuta më vonë reagoi sërish Bajrami duke thënë se ajo s’ka arsyje që të ndjehet e turpëruar.
LEXO EDHE: Mushkolaj i reagon Bajramit: 2 milionë euro janë vjedhë në kohën e saj, tash mban ligjëratë
“z. Mushkolaj, unë skam bërë asgjë në këtë jetë për të me ardhë turp dhe për ta mbajtë gojën mbyllur. Shko i gjen në burg hajnat e 2.1 milionë eurove”, tha ajo. /Gazeta Enigma.
Postimi i plotë: