Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim homologun e saj gjerman, Heiko Maas.
Nga ky takim, Gërvalla, ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për kontributin që Gjermania i ka ofruar Kosovës, nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.
Të dy ministrat jan fokusuar në diskutime lidhur me marrëveshjet bilaterale në mes të dy vendeve, duke theksuar se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat.
Gjithashtu është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve, e cila është afër përmbylljes.
U nënvizua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, ku mbi 400 mijë shqiptar u tha të jenë të integruar mirë në shoqërinë gjermane