Pedri fiton Trofeun Kopa

Pedri fiton Trofeun Kopa

Talenti i Barcelonës, Pedri, e ka fituar Trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë.

Mesfushori ka arritur ta mposhtë konkurrencën duke dalë më i miri në renditje për këtë çmim.

Trofeu Kopa është një çmim që i jepet futbollistit më të mirë nën moshën 21 vjeçare dhe ndahet nga France Football.

Çmimi është emëruar sipas ish-futbollistit francez, Raymond Kopa dhe fituesi zgjidhet nga fituesit e mëparshëm të Topit të Artë.

Futbollisti 19 vjeçar e fitoi çmimin e parë të mbrëmjes së madhe të futbollit që po mbahet në Paris të Francës, ku pritet të ndahet çmimi më i madh individual – Topi i Artë. 

Related Articles