Ngjarjet e ditës:
09:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203).
09:00 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), gjegjësisht Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Akademinë Kosovare për Siguri Publike, organizon ceremoninë hapëse të kursit dyjavor të sigurisë publike me pjesëmarrës nga 12 shtete të botës. Merr pjesë kryeministri i Albin Kurti. (Akademia Kosovare për Siguri Publike, Vushtrri)
09:00 Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)
10:00 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00 Kryeshefit Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00 Mbahet ceremonia e inaugurimit mbi zgjerimin e kapaciteteve përpunuese dhe ambalazhuese të “Grasep”. (Sllatinë e Epërm, Viti)
11:00 Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
11:00 Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
11:30 Ambasada e Hungarisë në Kosovë, Instituti I Teknologjisë Rochester (RITK) organizojnë konferencën për të ardhmen e Evropës. (RITK, Prishtinë)
11:30 Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Çështjet pronësore në Kosovë”. (Platforma Zoom)
12:00 Në nder të aktores Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, organizohet ecja në sheshet e kryeqytetit. (Nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar)
12:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregti me jashtë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)
13:00 – 15:00 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore” viziton strehimoret në Ferizaj dhe në Gjilan. (Ferizaj/Gjilan)
17:00 Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “E vërteta pas numrit të ulët të grave në subjekte politike: Adresim i menjëhershëm apo tjekalim?”. (Dit’ e Nat’, Prishtinë) . /Gazeta “Enigma“/