Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka komentuar deklaratën e raportueses së PE për Kosovën, Viola von Cramon.
Gjegjësisht, von Cramon ka shprehur shpresën se do të ketë ndryshim qëndrimi ndaj Beogradit zyrtar. Sipas saj, ky ndryshim mund të ndodhë kur partia e saj të marrë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, siç e parashikon marrëveshja e koalicionit.
“Çka na thotë Viola: 1. Që të gjuajmë në njerëz për të treguar ‘respekt të plotë’, si në rastin e Kosovës? 2. Që sundimi i ligjit në rastin e Kosovës është një gjë, dhe në rastin e Beogradi tjetër? 3. Që serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët gjithkund tjetër? E trishtueshme dhe hipokrite”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.
“Rasti 1: ROSU, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, pushton veriun e Kosovës. Serbët dalin në rrugë për të shprehur një protestë paqësore. ROSU qëllon mbi ta dhe vetëm nga fati i plotë nuk vret njeri. Viola von Cramon: ky është sundimi i ligjit, reagimi i Prishtinës është për ‘respekt të plotë’ Rasti 2: Qindra njerëz, pa regjistruar një tubim, mbyllin rrugët ndërkombëtare dhe ndalojnë të gjitha të tjerat në të gjithë Serbinë, Shteti vendos të mos përdorë forcën. Viola von Cramon: “Jam e tronditur nga reagimi i qeverisë”, “Kundërmasat e shtetit ishin jashtëzakonisht të ashpra dhe të papërshtatshme”, shtoi kryeministrja./Gazeta “Enigma”/