Banorët e Akrashticës së Vushtrrisë nuk e pritën mirë lajmin për largimin e bashkëvendësit të tyre Rrahman Rama nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Unë shumë keq e kom pritë se Rrahman Rama qe 22 vjet askush emrin e tij nuk ka mujt me lakue për të keq është fjala”, thotë Hakif Shala, banor i këtij fshati.
Hiç më mirë nuk e përjetoi as mësuesi i tij Shashivar Shala që dikur kishte kontribuar në shkollimin e Ramës.
“Të them të drejtën kur dëgjova u preka shumë mu dok e ngutshme kjo lëvizje e tij, por sido që të jetë organet e dinë qëllimin dhe sa është ajo e arsyeshme, për vete u ndjeva i prekur”, tha ai për Klan Kosovën.
Banorët e Akrashticës e vlerësojnë lartë kontributin që bashkëvendësi i tyre Rrahman Rama e dha gjatë kohës se luftës në mbrojtje të fshatit.