Dorëheqja e Ramës, supozohet se ka lidhje me ngjarjet në veri

Dorëheqja e Ramës, supozohet se ka lidhje me ngjarjet në veri

Dorëheqja e Rrahman Ramës sipas njohësve të çështjeve të sigurisë lidhet me ngjarjet në veri muajin e kaluar. Drizan Shala thotë se Rama nuk lejoi që automjetet e FSK-së të shkojnë për asistencë të policisë në veri të Kosovës.



Detyrën e tij që e mori në vitin 2015, Rrahman Rama nuk e mbaroi pasi dha dorëheqje.

Rama e la detyrën e komandantit të FSK-së pa ndonjë shpjegim. Këtë detyrë ai e rimori në vitin 2019 derisa kishte mandate pesëvjeçar.

Burimet e RTV Dukagjinit thonë se dorëheqja e Ramës vjen pas përplasjeve që ky ka pasur me ministrin e dikasterit përkatës Armend Mehaj.

E gjitha kishte nisur kur Rama kishte refuzuar kërkesën e Armend Mehajt që të lejohet Policia e Kosovës që të përdorë automjetet e FSK-së për aksionin e muajit të kaluar në veri të vendit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se ky dorëzim i detyrës nga Rama ishte një detyrim.

“Zoti Rama është detyruar të japë dorëheqje në mënyrë që të përfitojë benificionet që jep dorëheqja, pasi nëse do të ishte shkarkuar në bazë të procedurave ai nuk do të kishte të drejtë të gëzojë benificionet që ka një ish-komandant i FSK-së”, tha ai.

Related Articles