Mbi 1 mijë qytetarë janë gjobitur pasi nuk i respektuan masat anti-COVID

Mbi 1 mijë qytetarë janë gjobitur pasi nuk i respektuan masat anti-COVID

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 278 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 1 mijë e 9 tiketa tjera për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Poashtu brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre me lëndime kurse 25 tjerë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, ditën e enjten janë arrestuar edhe 17 persona ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Related Articles