Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit për të caktuar seancat e radhës, raporton Gazeta Enigma.
Rohde ka shkruar se shpreson që partitë politike të kenë qasje kontruktive për të krijuar kuorumin për mbledhjen e kryesisë.
“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët i përmbahen përgjegjësisë së tyre demokratike. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit së shpejti”, ka shkruar ai.
Para dy ditësh ka dështuar mbledhja e kryesisë së kuvendit përshkak të mungesës së kuorimit.