Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit #mekryeministrin, në Facebook, ndërkaq sipas AGK-së përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e papranueshme për AGK-në.
E pas reagimit të AGK-së, ka reaguar edhe deputetja Fitore Pacolli.
“Paskan filluar sulmet nga të gjitha anët.Dje me mua u morën Gazeta Express e Periskopi sot paska filluar AGK dhe Kimetja. Mirë kishte me qenë me u ba e sinqertë Kimetja e me tregu se me direktiva të kujt më paska sulmuar mua edhe pse bash sot”
“Tash nëse e kundërshtoj këtë ‘gazetaren’ sipas AGK-së i bjen që e kërcënoj apo e linçoj. Ndërsa ‘gazetarët’ mund të shpifin çfarë të dojnë. Unë do të marr pjesë kudo që kam mundësi dhe do të shfrytëzojë çdo hapësirë për të prezantuar e përfaqësuar sa më denjësisht Republikën e Kosovën”, shkruan Pacolli. /Gazeta Enigma/.