Kur ishte fëmijë, aktorja, Jonshel Alexander, kishte luajtur në filmin e famshëm “Beasts of the Southern Wild” dhe e njëjta ka ndërruar jetë të shtunën e 27 nëntorit.
Ish- aktorja thuhet se u qëllua dhe u vra në Luiziana të Brazilit gjatë fundjavës, teksa ajo ishte 22 vjeçe.
Policia ka deklaruar se Jonshel ishte me një burrë brenda një makine, kur një sulmues dyshohet se i qëlloi të dy, sipas Associated Press.
Mjekët e deklaruan të vdekur aktoren në vendngjarje, ndërsa burri u dërgua vetë në spital, raporton AP.
Hetuesit thanë se kanë gjetur një automjet të dyshuar – një kamionçinë ngjyrë gështenjë që ata dyshojnë se është përdorur nga vrasësi.
Por, departamenti i Policisë së New Orleans nuk e ka komentuar më rastin, për shkak të ndjeshmërisë dhe motiveve enigmatike të rastit.
Në moshën 12-vjeçare, Alexander mori rolin dytësor të Joy Strong në “Beasts of the Southern Wild”, në një konkurs ku kishin marrë pjesë jo më pak se 4 mijë njerëz.
Filmi, i fokusuar në një komunitet të varfër, i vendosur jashtë sistemit të stuhisë së New Orlans, u shqua për rolet kryesore të disa aktorëve të lindur në Luiziana.
Beasts vazhdoi të fitonte çmimett kryesore në Festivalet e Filmit në Kanë dhe Sundance, si dhe katër nominime për çmimin Oscar, duke përfshirë një për “filmin më të mirë” dhe një për yllin Quvenzhané Wallis, i cili u bë kandidati më i ri ndonjëherë për një Oscar për aktoren më të mirë kryesore./Gazeta Enigma/