Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për kancelaren Angela Merkel, e cila po e kryen mandatin e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se ishte I nderuar të punonte me të.
“Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”. /Gazeta Enigma/.