Një autobus ka marr flakë mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Borovci.
Tutje ai ka deklaruar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes. /Gazeta Enigma/.