Përbërja e re e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, e dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, është paraparë të mblidhet, të premten, më 10 dhjetor.
Në seancën solemne, pos kreut të ri komunal, Shaqir Totaj (PDK) betimin do ta japin edhe kuvendarët e sapozgjedhur, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Ai do ta marrë postin pas ish-kryetarit, Mytaher Haskuka (Vetëvendosje), i cili për dallim nga të gjithë kryetarët e pasluftës, humbi në garën zgjedhor vetëm pas një mandati qeverisës, të përcjellë nga kritika të shumta për dështim katërvjeçar.
Mbledhjen e parë të kësaj përbërje të KK-së, sipas rregullores parashihet ta udhëheqë kuvendari më i vjetër, që në këtë rast është Hanefi Muharremi (ish-drejtor në qeverisjen e LDK-së). Nuk dihet ndërkaq, nëse në këtë seancë do të zgjedhet edhe kryesuesi i Kuvendit.
Pjesë e kësaj përbërje të KK-së do të jenë 10 subjekte politike. Vetëvendosja do të ketë 12 asambleistë, PDK-ja 11, LDK-ja 7, AAK-ja 3, Nisma Socialdemokrate 2, derisa partitë e komuniteteve, turke (pos KDTP-së që ka dy) dhe boshnjake kanë fituar nga një ulëse apo 6 gjithsej.
Ajo që dihet tashmë është se bartësi i listës së NS, Zafir Berisha është tërhequr dhe në vend të tij, do të jetë kandidati më i votuar i këtij subjekti, Shukri Quni. Edhe kreu i AAK-së, Lulzim Kabashi është tërheq, ndërsa zëvendësohet nga Agim Muqaj.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur për KK të Prizrenit: