109 vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Mehaj: Sukseset tona do të forcohen në misione me SHBA-në

109 vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Mehaj: Sukseset tona do të forcohen në misione me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj përmes një letre ka uruar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në 109 vjetorin e formimit.

Në këtë letër drejtuar homologut të tij, Niko Peleshi dhe Gjeneralit Bajram Begaj, ndër të tjera Mehaj thekson se sukseset e përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë do të forcohen në misione të përbashkëta.

“Suksese të përbashkëta që do të forcohen edhe më në misione të përbashkëta , përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Mehajt.

Po ashtu, Mehaj në këtë letër thotë se bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë është në nivelet më të larta ndërministrore dhe ndërushtarake.

“E ardhmja e forcave e tona qoftë në procesin e integrimeve euroatlantike , qoftë në zhvillimin e avancimin e aftësive e kapaciteteve ushtarake, është natyrshëm i përcaktuar nga niveli i koordinimit dhe sinkronizimit të objektivave tanë”, thuhet në letër.

Letra e plotë:

Letër-urimi për vëllezërit, Ministrin Peleshi dhe Gjeneral Begajn me rastin e 4 Dhjetorit -Ditën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

I dashur vëlla, Ministër Peleshi

I dashur vëlla, Gjeneral Begaj,

Të dashur motra dhe vëllezër, ushtarake e ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë,

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, vendimi për themelimin e Ministrisë së Luftës  dhe Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, më 4 dhjetor 1912, është dhe mbetet një ndër datat dhe ngjarjet më të mëdha historike, jo vetëm për Shqipërinë Mëmë, por edhe për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të saj.Në 30 vjetët që pasuan, pas rënies së Lidhjes së Prizrenit dhe shpërbërjes së forcave të saj ushtarake, shqiptarët nuk u ndalën në luftën e tyre për të siguruar autonominë dhe më pas pavarësinë e vendit.

Kryengritjet shqiptare që filluan në vitin 1908 u finalizuan  me Shpalljen e Pavarësisë së vendit, më 28 Nëntor të vitit 1912., por padrejtësisht me mbi gjysmën e territoreve etnike shqiptare jashtë saj./Gazeta “Enigma”/

Related Articles