Janë zhvilluar të marten ndeshjet e xhiros së fundit në katër grupet e Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar emrat e skuadrave që kalojnë në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadrat që janë kualifikuar nga grupet A, B, C dhe D në fazën e eliminimeve direkte, janë Manchester City, Paris Saint-Germain nga Grupi “A”, Liverpol dhe Athletico Madrid, pasi kjo e fundit arriti të shënoj fitore komode (0:3) kundër Portos, e cila gjithashtu ishte njëra nga pretendentet për njërën nga dy pozitat e para.
Nga grupi “C” kualifikimin për fazën e eliminimeve direkte e kanë siguruar Ajax dhe Sporting. Kjo e fundit në saje të fatit të madh pasi golëdallimi ishte në anën e saj, ngase rivali pretendent në grup, Borussia Dortmund, ka shënuar fitore të thellë kundër Beshiktash, për t’u barazuar me kuotën e pikëve me Sportingun, e cila pësoi në udhëtim te Ajax. Por në saje të efikasitetit të mëhershëm Sportingu arriti të ruaj pozitën e dytë në tabelën e grupit C.
Në kuadër të grupit D dy takimet kanë qenë fare të parëndësishme, të vlefshme vetëm për renditjen përfundimtare, pasi Reali me fitore dhe barazim ruante pozitën e liderit në takim me Interin, me të cilën e zhvilloi ndedhjen e fundit në grup, gjë që edhe e bëri me sukses, pasi me fitore komode (2:0) ishte e sigurtë në hapërimin e saj në këtë fazë, duke e siguruar kualifimin tutje. Ndehsja tjetër e grupit D, Shakhtar – Sherif, ishte vetëm sa për statistika pasi të dy skuadrat prej kohësh janë përshëndetur mundësia e kalimit në fazën e eliminimeve të drejtpërdrejta në Champions League./Gazeta Enigma/