Më 13 dhjetor Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka vendosur sot kryesia e Kuvendit.
Në rend dite të kryesisë ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 dhe 11 pika të tjera.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, bëri të ditur se në seancën e radhës do të hapet debati edhe për Projektligjin për Paga.
Në rend dite të mbledhjes së kryesisë ishte edhe Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-068 për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. / Gazeta Enigma.