Zyrtare: Atalanta – Villarreal, do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00

Zyrtare: Atalanta – Villarreal, do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00

Ndeshja e shtyrë mes Atalantas dhe Villarrealit në Ligën e Kampionëve është vendosur  të zhvillohet të enjten nga ora 19:00, bën të ditur UEFA. 

Fillimisht ndeshja u shty 20 minuta, por dy kapitenët dhe gjyqtari Anthony Taylor ranë dakord se ishte më mirë të mos zhvillohej në ato kushte.

Fillimisht ndeshja ishte zhvendosur të enjten nga ora 16:30.

Por kjo ka acaruar tifozët e Atalantas, pasi shumë prej tyre jenë në punë dhe për këtë arsye nuk do të mund të marrin pjesë në ndeshje.

Pas më shumë negociatave, është vendosur mes dyja palëve që ndeshje të zhvillohet nga ora 19:00, gjë që do të lejonte që shumica e atyre që kishin bileta të ishin të pranishëm. Pas më shumë negociatave, është vendosur mes dyja palëve që ndeshje të zhvillohet nga ora 19:00, gjë që do të lejonte që shumica e atyre që kishin bileta të ishin të pranishëm.

Është një ndeshje vendimtare, sepse një fitore do ta dërgonte Atalantën në raundin e 16-të më të mirave të Ligës së Kampionëve për të tretin vit radhazi.

Një barazim do t’i vendoste italianët në vendin e tretë dhe Villarreali do të vazhdonte tutje, me italianët që do të luanin në Ligën e Evropës.

Related Articles