Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe janë shënuar 19 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.
Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859.
Në total numri i rasteve aktive është 331. / Gazeta Enigma.