Rreth tre mijë vaksina antiCOVID u administruan për 24 orë në Kosovë

Rreth tre mijë vaksina antiCOVID u administruan për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 999 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 636 mijë e 378.

866 mijë e 411 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës. Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Related Articles