Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidentit në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Rastin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa katër persona janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore . Si pasojë e këtijë aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona , prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”, tha Veseli./Gazeta Enigma/