Njësitet Antikontrabandës së Doganës se Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimt i cili udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës.
Pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallëra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.
“Me ketë rast ështe ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë te perafert rreth 7,000.00 Euro”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundervajtëse./Gazeta “Enigma”/