Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas nisjes së kuvendit të kësaj partie të thirrur nga Sali Berisha.
Nga selia e PD-së ku do të kremtohet zyrtarisht 31-vjetori i krijimit të partisë, Basha tha se “është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre”.
“Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”./Gazeta “Enigma“/