Agjencia e lajmeve “Nova.rs”, ka publikuar një video gjatë protestës së sotme të mbajtur në Beograd ku shihet një përplasje e disa protestuesve me një person i cili siç shkruan “Nova.rs”, kishte goditur një pjesë protestuesish me makinën e tij Reanult Klio.
Ngjarja ka ndodhur në përfundim të tubimit pranë urës së Gazelës ku edhe u mbajt bllokada një orëshe.
Sipas gazetarit të Nova.rs, drejtuesi i makinës ka goditur protestuesit.
Shoferi i makinës është goditur nga një protestues derisa makinës i janë thyer xhamat.
Më pas shoferi ka arritur që të largohet nga protestuesit./Gazeta Enigma/
Videon mund ta shikoni këtu.