Philip Kotler është shkrimtar, ekonomist, këshillues biznesi dhe profesor.
Për lexuesit e Gazetës ‘Enigma’ kemi sjellë disa nga thëniet e tij më brilante për ndërmarrësinë.
Ndërmarrja që nuk përmirësohet, përkeqësohet.
Klientët që ankohen janë miqtë më të mirë të biznesit. Ankesa nxjerr në pah problemin.
Ka dy lloje ndërmarrjesh: ato që ndryshojnë dhe ato që falimentojnë.
Ndryshimi, jo stabiliteti, është konstantja e vetme.
Marketingu s’do të vdesë kurrë.
Ndërmarrjet e suksesshme i kthejnë në njerëz të suksesshëm edhe klientët e tyre.
Jo konkurrentët, por klientët, vendosin se kush e fiton luftën.
Njerëzit krijues përpiqen vazhdimisht të përmirësojnë veten e tyre dhe botën përreth.
Ndërmarrjet cilësore krijojnë klientë të kënaqur, krijojnë adhurues.
Krijimtaria i veçon qeniet njerëzore nga qeniet e tjera, dhe falë kësaj aftësie, ata i japin formë botës ku jetojnë.
Nivelet e cilësisë mësyjnë drejt homogjenitetit, kjo përjashton që cilësia të mund të jetë një faktor përcaktues në zgjedhjen e markës.
Vlera e një ndërmarrjeje përcaktohet nga vlera e ciklit të jetës së klientëve të saj.
Rregulli i artë i marketingut: përkushtojuni klientëve tuaj siç do të donit që ata t’u përkushtoheshin ju.
Ndërmarrjet i kushtojnë shumë vëmendje kostos për bërjen e disa gjërave. Më mirë të kujdesen që kostot e tyre të mos bëhen.
I vetmi avantazh konkurrues i qëndrueshëm bazohet në aftësinë për të kuptuar e për të ndryshuar më shpejt se të tjerët./Gazeta Enigma/