Prokuroria e Pejës thërret konferencë të jashtëzakonshme

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se të shtunen do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikatë nga Zyra e Informimit  të Prokurorisë, ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja.

“Konferencë e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Enigma/

Related Articles