I gjendet armë pa leje gjakovarit, arrestohet nga Policia


Një personi në Gjakovë i është gjetur një armë pa leje, e cila pas arrestimit të tij është konfiskuar nga Policia, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë i këtij rajoni, Nystret Gjurkaj.

Njoftimi i plotë:

Datë 12.12.2021 , pas orës 01:00 të mesnatës përmes rrugëve operative policia ka pranuar një informate, se i dyshuari ka në posedim një armë zjarri (revole).

            Policia pas identifikimit dhe njohurisë për vendbanim, ka formuar pikë kontrolli  ne Rr. “Dergut Vokshi” afër shtëpisë së të dyshuarit.

             Pas orës 01:00 i njëjti është ndaluar dhe kontrolluar.

            Të njejtit i është gjetur arma e llojit CZ dhe 11 plumba.

             I dyshuari është  shoqëruar  në Stacionin policor-Gjakovë. Arma e lartcekur është konfiskuar.

             Është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij inicohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Related Articles