Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se politika e Serbisë ndaj Bosnjë e Hercegovinës dhe Republika Srpskas nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.
“Serbia është një nga nënshkruesit dhe garantuesit e Marrëveshjes së Dejtonit dhe është politika e Serbisë që nuk ka ndryshuar për 26 vjet dhe do të mbetet politika e Serbisë”, tha Vuçiq, duke komentuar vendimin e Asamblesë së RS për transferimin e kompetencave.
Ai tha se Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera, por theksoi se do ta thotë se “cila është politika e Serbisë”.
Në konferencën para gazetarëve, Vuçiq tha se Serbia do të blejë rreth 30 helikopterë të tjerë në vitin 2022 dhe 2023 dhe se do të jetë “një superfuqi helikopterësh në rajon”.
“Në këtë dhe vitet e kaluara janë blerë një numër i madh helikopterësh dhe pres blerje të mëdha të helikopterëve në vitin e ardhshëm dhe në vitin 2023. Presim gjithsej 18 plus 12 helikopterë”, tha Vuçiq./Gazeta Enigma/