Për herë të parë në histori, niveli i lumit Vjosë ka arritur në 8 metra.
Në Vlorë janë evakuuar mbi 37 familje dhe 30 hektarë tokë janë nën ujë dhe situatë problematike paraqitet edhe në Korçë dhe Gjirokastër.
Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut ka shkaktuar përmbytje në qarkun e Vlorës. Lumi Vjosë ka sjellë prurje të mëdha, e si pasojë në disa zona janë përmbytur toka e shtëpi të banorëve. Banorët kanë nisur evakuimin, dhe të shpëtojnë ç’të mundin nga vërshimi i ujit.
Situata më problematike është në urën e Mifolit ku shtabi i Emergjencave është përqendruar./Gazeta Enigma/