“Plisat” publikojnë video dhe fotografi thonë se trajneri i juniorëve të Prishtinës, Leotrim Krasniqi kërcënon lojtarin e klubit!

“Plisat” publikojnë video dhe fotografi thonë se trajneri i juniorëve të Prishtinës, Leotrim Krasniqi kërcënon lojtarin e klubit!

Tifo grupi i Prishtinës, “Plisat” para pak çastesh kanë bërë një postim në rrjetin e tyre social, Facebook ku akuzojnë trajnerin e juniorëve, Leotrim Krasniqin se ai po kërcënon babaun e një lojtari të klubit kryeqytetas.

Plisat thonë se Krasniqi ka hyrë në një postë dhe ka dërguar një ‘sms’ me përmbajtje kërcënuese ndaj një lojtari.

Më poshtë keni postimin e bërë nga Plisat në lidhje me trajnerin e juniorëve yë FC Prishtinës

“Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi – trajner i juniorave të klubit futbollistik PRISHTINA.

Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babaut të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë – Leotrim Krasniqit.

Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë!
Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër”, shkruajnë “Plisat”./Gazeta Enigma/

Related Articles