Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për vdekjen e kosovares Antonia Tolaj nga Pobërgja në një aksident trafiku në Leipzig të Gjermanisë.
Ramosaj shkruan se lajmin për ndarjen nga jeta të 25-vjeçares e ka pranuar me pikëllim të thellë, teksa ka ngushëlluar familjen dhe gjithë qytetarët e Deçanit.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeqare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë. Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në njoftim.