UEFA njoftoi se për shkak të problemeve teknike me software në serverin e brendshëm, i cili i vendos ekipet që do të përballen në mes vete, shorti do të përsëritet.
Kështu, për herë të parë në histori u vendos për përsëritjen e shortit në garën më prestigjioze evropiane, shkruan Gazeta Express.
Lidhur me këtë gabim, ka reaguar edhe futbollisti i Manchester United, Bruno Fernandes, i cili u tall me UEFA-n.
“Në çfarë kohe është raundi i tretë i shortit”, shkroi ai në Twitter.
What time is the 3rd round of the draw? ???????? https://t.co/7vigGbYMKF— Bruno Fernandes (@B_Fernandes8) December 13, 2021
Në herën e parë Manchester Unitedit i ra shorti me Paris Saint-Germainin, kurse në herën e dytë ata u vunë përballë Atletico Madridit.