Albin Kurti do të marr pjesë në votim të dielën në Shqipëri

Albin Kurti do të marr pjesë në votim të dielën në Shqipëri

Kandidati i pavarur për deputet dhe njëkohësith aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të votoj në zgjedhjet paralamentare, në Shqipëri.

“Besoj që po, ai mori pjesë edhe dje në tubimin tonë përmbyllës, mori pjesë online me një mesazh”.

Pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshtetësinë e Shqipërisë, Abazi iu bëri thirrje gjithë kosovarëve që kanë shtetësi shqiptare të marrin pjesë në votim.

“Unë shfrytëzoj lajme t’i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë edhe nënshtetësi të vijnë këtu në fundjavë për të dhënë një ndihmë në fillimin e një ndryshimi të madh edhe në Republikën e Shqipërisë”, tha Abazi në Kanal10.

Related Articles